Sport

Messi: Nuk ka dyshime se Benzema e meriton Topin e Artë


Lionel Messi ka dhënë një intervistë për ‘TyC Sports’ në të cilën ai ka shqyrtuar situatën aktuale të Argjentinës dhe çfarë ka ndodhur këtë sezon me klubin e tij, Paris Saint-Germain, i cili u eliminua nga Real Madrid në Ligën e Kampionëve.

Pjesa më e madhe e meritave për humbjen e parisienëve në Santiago Bernabeu në raundin e të 16-ave ishte tek Karim Benzema.

Francezi shënoi një hat-trick në pjesën e dytë për të dërguar skuadrën e tij në çerekfinale të një turneu që do të vazhdonin të fitonin trofeun, duke mposhtur në finale Liverpool-in e Jurgen Klopp.

Messi lavdëroi sulmuesin e Real Madrid-it dhe iu bashkua rrymës ekzistuese në botën e futbollit që e vendos futbollistin si Topin e Artë të ardhshëm, prej të cilit Messi ishte rastësisht i fundit që e ngriti atë.

Foto: David S. Bustamante/Soccrates/Getty Images)

“Unë mendoj se nuk ka dyshime, është shumë e qartë se Benzema pati një vit spektakolar dhe përfundoi duke fituar Ligën e Kampionëve, duke qenë themelor që nga 16-ta e fundit në çdo ndeshje. Mendoj se nuk ka dyshim këtë vit për Topin e Artë”, tha argjentinasi.

Nuk është se francezi ka bërë pak për t’u njohur si më i miri i vitit: në 46 ndeshje për Real Madridin ai ka shënuar 44 gola dhe 15 asistime, shifra që e kanë vendosur atë si lojtarin më të mirë në botë momentalisht.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore