Sport

Messi lëndohet, mungon përballë Metz


Lionel Messi ka pësuar një goditje në gjurin e tij të majtë, e cila do ta lë jashtë ndeshjes me Metz-in të mërkurën.

Argjentinasi nuk e ka filluar fare mirë aventurën e tij të parë larg Barcelonës.

Te PSG-ja, Messi ka luajtur vetëm tre ndeshje deri tani.

Një nga stoli, dy si startues, prej të cilave një herë u zëvendësua.

Në ndeshjen e të dielës, Messi u zëvendësua në minutën e 75-të përballë Lyon-it. Pas këtij zëvendësimi, ai u tregua shumë i pakënaqur me trajnerin Pochettino.

Mirëpo, trajneri argjentinas i PSG-së tha se Messi u largua nga loja për shkak të një shqetësimi.

Fjalët e Mauricio-s dolën të sakta, me PSG-në që sot komunikojë mungesën e Messi-t në ndeshjen e mesjavës përballë Metz.

Një muaj pas fillimit të sezonit, Lionel Messi ende nuk ka gjetur veten dhe rrjetën te Paris Saint-Germain.

Sipas mediave franceze, ky lëndim mund ta lë Messi-n jashtë fushave edhe më gjatë, por kjo mbetet të kuptohet së shpejti.

Neymar, Mbappe, Icardi pritet të jetë treshja e sulmit përballë Metz.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore