Boterori 2022

Messi barazon dy rekordet personale të Maradonës


Lionel Messi ka shënuar po aq gola në Kupën e Botës sa Diego Maradona (8), pas goditjes së bukur jashtë zonës me Meksikën.

Vetëm Gabriel Batistuta (10) ka shënuar më shumë për Argjentinën në turne në përgjithësi.

Lionel Messi, pasi startoi për Argjentinën kundër Meksikës në ndeshjen e tyre të dytë të Grupit C në Kupën e Botës FIFA, barazoi rekordin e legjendës Maradona si argjentinasi me më shumë paraqitje në Kupën e Botës.

Messi dhe Maradona tani kanë 21 paraqitje në Kupën e Botës.

Pika historike vjen një ditë pas përvjetorit të vdekjes së Diego, kur dy herë fituesi i Kupës së Botës ndërroi jetë dy vjet më parë, më 25 nëntor 2020.

35-vjeçari ka kaluar rekordin e ish-bashkëlojtarit të Barcelonës dhe Argjentinës, Javier Mascherano, i cili më parë ishte i dyti me 20 paraqitje në skenën më të madhe të futbollit ndërkombëtar.

Pasi e filloi karrierën e tij në vitin 2005, Lionel Messi ka vazhduar të bëhet tashmë lojtari i Argjentinës me më shumë paraqitje (167) dhe gola (93). Megjithatë, një ëndërr që ende nuk është realizuar për sulmuesin e Paris Saint-Germain është fitimi i Kupës së Botës, diçka që Maradona e bëri dy herë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore