Lajme

Mesiç: Dodik dhe Çoviç po shkatërrojnë Bosnjën, e vetmja zgjidhje është shteti civil


Ish-Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç

Ish-Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç, ka treguar për propozim-projektin e tij rreth shndërrimit të Bosnjes dhe Hercegovinës në shtet civil, përçka, supozon ai, do ta “shpëtonte” Bosnjën nga situata aktuale politike.

Mesiç gjithashtu identifikon dy nga problemet kryesore të disfunksionalitetit të Bosnjës dhe Herceogivnës: Anëtarin serb të Presidencës së BeH-së, Millorad Dodik dhe Kryetarin e Unionit Demokratik të Kroatëve në BeH (HDZ), Dragan Çoviç.

“Negociatat e fundit në Nem dështuan dhe ne kuptuam se duhet bërë diçka. Bosnja sipas Dejtonit është jo-funksionale dhe prandaj edhe po punojmë se si ta nxjerrim nga kjo situatë”, ka thënë Mesiç për gazetën kroate “Jutarnji List”.

Ai shpjegon se në hartim e sipër të dokument propozimit, ata janë ende duke e harmonizuar, dhe se ende ka kohë që ta bëjë publike atë.

Sipas propozimit që pritet të bëhet publik nga ish-presidentët e federatës së ish-Jugosllavisë, atij kroat, boshnjak dhe maqedon, thuhet të propozojë një model tjetër nga ai i Dejtonit që ndan vendin mbi baza etnike.

Gjithashtu thuhet nga gazeta kroate se propozimi i Mesiç është më ndryshe nga politikat aktuale të Kryeministrit dhe Presidentit të Kroacisë.

“Nuk i komentouj politikat e trupave politik kroatë, sepse ajo gjë është punë e tyre. Unë kam të drejtën time të mendimit mbi atë se si mendoj se duhet të zgjidhen problemet, prandaj edhe po punoj me Bogiçeviçin dhe Tupurkovskin që të dalin me Apelin për Shpëtimin e BeH-së”, ka thënë ish-presidenti kroat.

Qasja e tij, që është e ndryshme nga ajo Kroacisë karshi kroatëve në BeH, Mesiç thotë se propozimi i tij nuk ka të bëjë me ide si “sa më shumë pasaporta kroate që shpërndajmë në BeH aq më mirë”.

Pyetur se Dodik është “mik” i Kroacisë, Stjepan Mesiç u përgjigj se “nuk e di mik i kujt është në Kroaci, por për që është shkatërrues i Bosnjsë, atë po, e di”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore