Përballje

Mes polemikash, derbi i javës në Premier League përfundon në barazim


Një nga ndeshjet më interesante të sezonit u zhvillua sot në “Tottenham Stadium”, mes Tottenham dhe Liverpool.

Një Tottenham i ringjallur me Conte-n në krye, përballej me një Liverpool në formë tejet të mirë.

Para se të niste, ndeshja premtonte spektakël, dhe ashtu ndodhi.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit, që u treguan shumë të rrezikshëm me kundërsulme.

Dhe, pikërisht me kundërsulm edhe erdhi goli i epërsisë.

Tanguy Ndomebele e gjeti bukur Harry Kane-n, që gjeti golin e parë sezonal në shtëpi, me një goditje të bukur në krahun e majtë të Alisson.

Gjelat vazhduan të ishin të rrezikshëm me kundërsulme, mirëpo goli i radhës do t’i takonte Liverpool-it.

Robertson asistoi mirë për Jota-n, që gjeti golin e dhjetë sezonal pas një goditjeje me kokë.

35 minuta më vonë, pra 35 minuta pas të 35-ës, në të 70-ën, Liverpool do gjente epërsinë e parë.

Robertson, njeriu asist i golit të parë, shënoi për epërsinë 1-2, të të kuqve.

Por, Tottenham reagoi menjëherë, kur një top i gjatë e gjeti të papërgatitur Alisson-in, me jugkoreanin Heung Min-Son që barazoi në 2-2.

Tri minuta më vonë, protagonist ishte përsëri Robertson, që këtë radhë e la ndeshjen me karton të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme.

Përkundër tentativave nga të dy anët, në fund pikët u ndanë dhe askush nuk doli duar bosh nga ky takim.

Liverpool ka 41 pikë në vendin e dytë, kurse Tottenham ndodhet në vendin e shtatë me 26 pikë dhe tri ndeshje më pak të zhvilluara.

Kështu mbyllet kjo javë ‘gjysmake’ e Premier League, me elitën e futbollit anglez që do të kthehet në aksion më 26 dhjetor, ditën pas krishtlindjeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore