Sport

Mërgim Berisha bashkohet me Fenerbahçe-n


Futbollisti kosovar Mërgim Berisha është transferuar në Turqi.

Mërgim Berisha ka arritur marrëveshje me Fenerbahçen, duke kaluar në ligën elitare të futbollit.

Merkato është ende e hapur në Turqi, andaj edhe transferimi ishte i mundur.

Mërgim Berisha kaloi te Fenerbahçe nga Salzburgu.

Futbollisti kosovar sapo arriti kualifikimin në Champions League me klubin austriak, por ai gjithsesi vendosi të ndërrojë destinacionin.

Së fundmi, është raportuar se Mërgim Berisha dëshiron të përfaqësojë Kosovën në nivelin ndërkombëtar.

Mbetet të shihet nëse kjo dëshirë do të realizohet, me Mërgimin që Kosovës do t’i ofronte cilësi shtesë me kualitetin e tij.

Berisha do të bashkohet menjëherë me Fenerbahçen, ku edhe do të fillojë aventurën e re pas ndeshjeve të kombëtareve.

23-vjeçari aktualisht është përfaqësues i Gjermanisë, por mospërfaqësimi i skuadrës së parë në një ndeshje zyrtare, e lë derën hapur për Kosovën ende.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore