Lajme

Meksikë, gjenden të varur në një urë trupat e gjashtë burrave


Trupat e gjashtë burrave u gjetën të varur pranë një ure në qytetin Zacatecas në zonën veri-qendrore të Meksikës.

Kjo u bë me dije të enjten e 12 gushtit nga një zyrtar meksikan.

Zacatecas është një rajon ku disa prej karteleve më të mëdhenj të drogës në vend po luftojnë për rrugët fitimprurëse të narkotrafikimit.

“Trupat gjysmë të zhveshur u zbuluan në orët e para të mëngjesit”, tha burimi në prokurorinë lokale.

Ata kanë kërkuar të ruhet anonimiteti, pasi nuk u lejua të fliste publikisht për mediat.

Gazetat meksikane gjithashtu raportuan gjetjen e tmerrshme.

Zacatecas, kryeqyteti i shtetit me të njëjtin emër, është goditur nga dhuna intensive muajt e fundit. Kohë kur Karteli Sinaloa dhe rivali i tij më i madh, Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco, luftojnë për kontrollin e rrugëve kryesore të narkotrafikimit.

Gjatë korrikut, 11 trupa u gjetën të varur nën ura në shtetin Zacatecas, disa të shoqëruar me mesazhe kërcënuese.

Disa nga trupat u hodhën në komunat Fresnillo dhe Valparaiso, të cilat gjithashtu kanë parë rritjen e normave të krimit.

Rreth 536 njerëz u vranë në shtetin Zacatecas në gjashtë muajt e parë të vitit deri në qershor, një rritje prej 57% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas shifrave zyrtare.

Marrë nga Reuters, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore