Lajme

Mehaj në takim me Institutin Amerikan për projekte të reja


Takimi i Armend Mehaj me Institutin Amerikan

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, këtë të premte është takuar me ekipin e Institutit Amerikan për Qeverisje në Sektorin e Sigurisë të prirë nga kryesuesi i grupit, Keith Dunn.

Mehaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, tha se është e rëndësishme, mbështetja me këshillim profesional të ekspertëve amerikan në zhvillimin e politikave mbrojtëse për perspektivën zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës.

“Me këtë rast, i falënderova dhe shpreha mirënjohjen e lartë për angazhimin me përkushtim shumëvjeçar në bashkëpunim me ekspertët tanë për krijimin e politikave kryesore që ndërlidhen me strukturimin organizativ dhe funksional të Ministrisë së Mbrojtjes dhe atë operacional të FSK-së”, ka shkruar ai.

Mehaj bëri të ditur se janë pajtuar që angazhimi për projektet që janë në proces të finalizohen dhe të fillohet me projektet e reja sa më shpejtë.

“Së bashku u pajtuam që angazhimi për projektet që janë në proces të finalizohen sa më shpejtë dhe të fillohet me projektet e reja në përputhje me vizionin e përbashkët për të ardhmen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së” është shprehur Mehaj.

Ndryshe, më 10 gusht, FSK ka bërë të ditur se në muajt gusht dhe shtator të udhëhequra nga misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR), do të zhvillojnë një Ushtrim për Trajnim dhe Stërvitje Operacionale.

Sipas njoftimi të KFOR-it, stërvitja do të mbahet nga data 30 gusht deri më 8 shtator, po ashtu gjatë këtij trajnimi do të shtojë trupat e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore