Lajme

Mehaj: FSK e gatshme për të përmbushur standardet e NATO-s


FSK gjatë pjesëmarrëse në UF “EFES 22”.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se FSK është pjesëmarrëse në UF “EFES 22”, i cili ka filluar të realizohet nga 18 maji deri me 9 qershor.

Ai përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ka thënë se angazhimi gjatë gjithë kohës në ushtrime të tilla po bëhet për përmbushjen e një synimi.

“Pjesëmarrja e vazhdueshme në ushtrime përkrah shteteve të tjera do të thotë ushtri e përgatitur mirë, e gatshme për të përmbushur standardet e NATO-s, synimin tonë të kahmotshëm”, ka shkruar Mehaj.

Ndër të tjera ka sqaruar edhe skuadrën me të cilën po merr pjesë FSK.

FSK gjatë pjesëmarrëse në UF “EFES 22”.

“Në këtë ushtrim, FSK po merr pjesë me një skuadër të këmbësorisë nga R2K, një ekip nga Kompania për Operacione me Civilë dhe dy vëzhgues nga KFT”.

Gjithashtu, këto operacione realizohen së bashku me ushtritë e 37 vendeve të tjera partnere dhe gjatë këtij ushtrimi ata janë të angazhuar në operacionet e sulmit nga ajri.

Ndryshe, 95 për qind e qytetarëve të Kosovës mendojnë se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO e ndërsa 93.9 për qind të qytetarëve thonë se janë pro anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Të paktën kështu ishte thënë në hulumtimin e fundit të kryer nga UBO Consulting, ku 1065 qytetarë janë pyetur me dy pyetje të ndara se  “A duhet të anëtarësohet Kosova në NATO” dhe “A duhet të anëtarësohet Kosova në BE”.

NATO ka një prezencë të forcave paqeruajtëse, KFOR, në Kosovë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999.

Në këtë pyetësor janë pyetur qytetarët e të gjitha etnive. Tek shqiptarët 99.4 për qind janë përgjigjur pro anëtarësimit në Aleancën Veri-Atlantike, 0.4 për qind kundër dhe 0.2 për qind “nuk e di”.

Mirëpo, janë katër shtete anëtare të NATO-s të cilat nuk e kanë njohur Kosovën si të pavarur – Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Greqia.

FSK gjatë pjesëmarrëse në UF “EFES 22”.

Për sa kohë këto vende nuk e bëjnë një gjë të tillë, nuk do të jetë e mundur që Kosova të anëtarësohet në NATO ose të futet në një marrëveshje për të bashkëpunuar me aleancën përmes programit të saj të Partneritetit për Paqe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore