Lajme

Medvedev: Alternativa ndaj fitores së Rusisë do të ishte vetëm lufta bërthamore


Zëvendës kryetari rus i Këshillit të Sigurimit, Dmitri Medvedev, deklaroi se e vetmja alternativë ndaj fitores së Rusisë në konfliktin në Ukrainë do të ishte lufta bërthamore.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta vendase “Moscow Komsomolets”, duke cituar statusin e tij në kanalin ‘Telegram”.

Medvedev theksoi se Perëndimi kërkon të pengojë Rusinë të fitojë, por “nëse nuk është Rusia ajo që fiton, atëherë, me sa duket, Ukraina”.

Ai shtoi gjithashtu se Ukraina kërkon të rimarrë territoret e saj dhe ky është një kërcënim për ekzistencën e Rusisë.

“Dhe kjo do të thotë një arsye e drejtpërdrejtë për zbatimin e klauzolës 19 të Bazave të Politikës Shtetërore të Federatës Ruse në fushën e parandalimit bërthamor”, tha zyrtari i lartë rus.

Medvedev përsëri akuzoi Perëndimin për provokimin e një lufte bërthamore, sipas tij, bota po “shtyhet” drejt kësaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore