Tokyo 2020

McKeon fiton garën e notit 100m stil i lirë duke vendosur rekord olimpik


Finalja e notit 100 metër stil i lirë është fituar nga australiania Emma McKeon e cila vendosi edhe rekord olimpik.

McKeon e nisi mirë garën në 50 metrat e para, por ra disi më pas. Gjithsesi ajo e rimori veten, duke vendosur rekord olimpik me 51.96 sekonda, përveç medaljes së artë.

Në vendin e dytë u rendit garuesja nga Hong Kongu, Siobhan Haughey, e cila e mbylli garën për 52.27 sekonda. Për Haughey gjithashtu pati dy ngjarje: medalje të argjend dhe rekord të ri aziatik.

Në vendin e tretë u rendit Cate Campbell, notarja tjetër nga Australia, që mori medaljen e bronzit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore