Sport

McGregor serioz në lidhje me blerjen e Chelsea-t, kërkon aksione edhe te Manchester United


Conor McGregor ka treguar se është serioz në përpjekjen për të blerë Chelsea-n.

Në fillim të kësaj jave, superylli i UFC postoi në Tëitter se ai po paraqiste një ofertë prej 1.5 miliardë funtesh për skuadrën londineze.

Shumë menduan se propozimi i McGregor ishte shaka pasi ai njihet për ironizimet e tij në rrjetet sociale.

Por irlandezi tani ka konfirmuar se është padiskutim i interesuar për të blerë Chelsea-n nga Roman Abramovich.

Dhe ai gjithashtu tregoi interes për të blerë aksionë të Manchester United dhe Celtics.

Duke iu përgjigjur spekulimeve nëse ai do të përpiqet apo jo të blejë Chelsean, McGregor shkroi në Tëitter: “Unë nuk flas me shaka. Unë jam duke e menduar këtë, siç thashë”.

“Celtic nga Dermot Desmond, Manchester United nga Glaziers dhe tani klubi i futbollit Chelsea i sapodalë në shitje. Të gjitha jam duke i menduar.

“Një blerje ekskluzive e futbollit është në të ardhmen time”.

Oferta prej 1.5 miliardë funtesh e McGregor mendohet të jetë një rrugëdalje nga 3 miliardë paund që kërkon Abramovich.

Megjithatë, një ofertë zyrtare nga ylli i UFC-së mendohet të jetë shumë më tepër sesa ajo që ai pretendoi në rrjetet sociale.

Sipas Sky, kompania e menaxhimit të McGregor, Paradigm Sports, po punon ngushtë me McGregor Sports & Entertainment dhe Empowerment IP Capital – i cili drejtohet nga financuesi i sporteve Stephen Duval.

Një numër njerëzish mendohet se janë të interesuar të blejnë Chelsea-n nga Abramovich.

Gjeniu i Moneyball, Billy Beane është një biznesmen që kërkon një lëvizje për klubin si pjesë e një korporate.

Michael Rubin, pronar i grupit të mallrave sportive Fanatics, është gjithashtu i interesuar në ofertën për klubin.

Dhe u raportua në fillim të kësaj jave se Todd Boehly, pjesë-pronar i Los Angeles Dodgers dhe LA Lakers, është duke u lidhur me miliarderin zviceran Hansjorg Wyss mbi një ofertë të mundshme.

Ndërkohë, raportet në fillim të kësaj jave thanë se Abramovich fluturoi me një avion privat në Turqi për të diskutuar potencialisht shitjen me miliarderin turk Muhsin Bayrak.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore