Sport

McGregor akuzohet për përdhunimin e një gruaje në tualet gjatë finaleve të NBA-së


Profesionisti irlandez i arteve të përziera marciale, Conor McGregor është akuzuar se ka sulmuar seksualisht një grua pas një ndeshjeje basketbolli të finaleve të NBA-së në Miami në fillim të këtij muaji.

Një letër ligjore që përshkruan akuzat karshi McGregor, ku qasje ka pasur edhe BBC News, thotë se sulmi i supozuar ndodhi në një banjë në Qendrën Kaseya, transmeton AlbanianPost.

Por, një nga avokatët e tij i ka mohuar akuzat në fjalë.

“Akuzat janë të rreme. Zotëri McGregor nuk do të frikësohet”, ka thënë ai, derisa policia e qytetit të Miamit, e ka konfirmuar hapjen e procedurës së hetimeve – njëjtë edhe faqja zyrtare e NBA në Twitter.

Ndërkaq, avokatja e viktimës, Ariel Mitchell, ka thënë se gruaja në fjalë kishte parë ndeshjen e katërt të finaleve të NBA-së të premten e 9 qershorit, përpara se të ndodhte incidenti i supozuar.

Në raport thuhet tutje se McGregor e ka detyruar viktimën të bëjë seks oral, ndërsa akuzohet po ashtu se e kishte mbështetur për muri dhe ishte përpjekur të kryente edhe seks anal me të.

Po ashtu, Mitchell është zotuar se posedon një disa video pamje që tregojnë një pjesë të incidentit të supozuar.

Paraqitja e McGregor në finalet e NBA-së u bë kryelajm pasi ish-kampioni irlandez goditi kundërshtarin e tij, duke e bërë këtë të fundit të dërgohet për trajtim spitalor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore