Përballje

Mbyllet pa gola pjesa e parë në Santiago Bernabeu


Pjesa e parë e ndeshjes mes Real Madrid-it dhe Liverpool-it në Ligën e Kampionëve përfundoi me rezultat të barabartë 0:0.

Deri më tani 45 minutat e para të kësaj ndeshje ishin shumë interesante, me mundësi të shumta shënimi për të dy skuadrat.

Posedimi i topit ishte në anën e madrilenëve, ndërsa sa i përket mundësive, të dyja kishin nga nëntë.

Në fillim të ndeshjes, Vinicius Junior pati një mundësi fantastike, por Alisson ndërhyri në mënyrë të përkryer.

Alisson mbrojti edhe një tjetër mundësi të mirë, ku Camavinga goditi shtyllën pas një prekje të lehtë të portierit brazilian.

Përpos madrilenëve, edhe Darwin Nunez në anët e Liverpool kishte disa mundësi të mira shënimi, por Courtouis nuk ua lejoi festën.

Për të barazuar rezultatin, Liverpool duhet të krijojnë një diferencë prej tre golash, por deri më tani kjo duket e pamundur.

Në anën tjetër, Napoli është duke fituar me rezultat 1:0 përballë Eintracht Frankfurt, ku golin e shënoi Victor Osimhen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore