Gjykata Speciale

Mbrojtja e Selimit kërkon që njëri nga dokumentet të mos ketë vlera provuese


Seanca në Gjykatën Speciale.

Në gjykimin e ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbrojtja e Rexhep Selimit, Eric Tully, ka kërkuar që një prej dëshmive që do të dëgjohet javën e ardhshme të mos ketë vlerë provuese.

Këtë mbrojtja e ka kërkuar pasi që të njëjtëve nuk u ishte dhënë prova materiale, ndërkaq dëshmitari të njëjtat i ka analizuar gjerë e gjatë.

“Ekipet e mbrojtjes nuk e kundërshtojnë këtë kërkesë për videolidhje, por kemi një koment lidhur me një prej dokumenteve që do të përdorën. Bëhet fjale për materialin 021672021673 i redaktuar, lidhet me dëshminë në një procedurë hetimore”.

“Janë faqe që gjenden në materialin, ku dëshmitari është pyetur gjerë e gjatë lidhur me një album fotografish. Desha të thoja që neve nuk na e kanë dhënë albumin me fotografi dhe prokuroria thotë që as ata nuk e kanë në zotërim këtë album të fotografive. Kështu që ne mendojmë që kjo dëshmi nuk duhet të ketë vlerë provues. Ndryshe, nuk do e kundërshtojmë pjesën për videolidhje”, tha Tully.

Përfaqësuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), s’komentuan asgjë lidhur me këtë parashtrim të ekipeve mbrojtëse.

Të mërkurën në Speciale, ka nisur dëshminë dëshmitari i 60-të i njëjti është duke dëshmuar në seancë të mbyllur.

Më 30 prill, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), kishte nisur dëshminë dëshmitari i 59-të, i cili ishte ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nuredin Abazi, ai u intervistua nga avokati kryesor i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaci, Luka Misetiç.

Teksa fillimisht ishte pyetur për themelimin e një gjykatë ushtarake.

Abazi, sqaroi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, asnjëherë s’ka pasur gjykatë ushtarake.

Këtë ai e ka arsyetuar duke thënë se për krijimin e një gjykate të tillë duhet të jenë kushte të veçanta, teksa theksoi se as pas 25 vjetësh Kosova s’ka gjykatë ushtarake.

Ndërkaq, është pyetur edhe për takimet që ka pasur me Musë Kulollin, i cili ka qenë ish polic i Jugosllavisë në atë kohë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët – Kadri Veseli e Jakup Krasniqi – dhe ish-deputetit kosovar, Rexhep Selimi, akuzohen për vrasje, torturë e trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi në periudhën midis viteve 1998–1999.

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nisi më 3 prill 2023, pas më shumë se dy vjet nga konfirmimi i aktakuzës.

Por, katër të akuzuarit e Speciales e kanë mohuar çdo pretendim të Prokurorisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore