Fondaj në Speciale: UÇK-ja s’u bë asnjëherë pjesë e ministrisë së Mbrojtjes në qeverisjen Bukoshi
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Gjykatën Speciale ka vazhduar dëshminë ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kurtesh Fondaj, ai është intervistuar nga avokati Ben Emmerson, i cili e ka pyetur atë për qeverisjen e Bujar Bukoshit.
Sipas Fondaj, marrëveshja ushtarake gjatë kësaj udhëheqje kishte hyrë në fuqi para marrëveshjes politike.
Ai tha se marrëveshja politike s’kishte hyrë asnjëherë në fuqi.
Fondaj theksoi se “UÇK-ja s’u bë asnjëherë pjesë e ministrisë së Mbrojtjes në qeverisjen Bukoshi”.
“Në kuadër të Qeverisë Bukoshi jo. Përkundrazi, forcat e ish ministrisë së Mbrojtjes u shkrin në kuadër të UÇK-së”, deklaroi ai.
Pjesë nga intervistimi i dëshmitarit Kurtesh Fondaj:
Ben Emmerson: Në një nga përgjigjet thatë që ishte arritur një marrëveshje në nëntor për të bërë një unifikim. Unë dua të di tani, pasi që u bë marrëveshja në nëntor sipas jush çfarë marrëdhënie do të kishin forcat e unifikuar tashme ministrinë e Mbrojtjes dhe Qeverinë Bukoshi?
Kurtesh Fondaj: Duke pasur parasysh bisedat që unë kam pasur me Bislim Zyrapin, ish shef i shtabit, ai më ka thënë se në territorin e Kosovës do të futen forcat që janë nën kontrollin e ministrisë së Mbrojtjes, por ato në territorin e Kosovës do të sistemohen sipas urdhrave të shtabit të përgjithshëm dhe do t’i raportojnë shtabit të përgjithshëm dhe kështu ka ndodhur.
Ben Emmerson: Në këtë marrëveshje të re, si i organizoheshin këto forca me ministrinë e Mbrojtjes dhe Qeverinë e Bukoshit? Si do të punonit me këtë marrëveshje?
Kurtesh Fondaj: Unë detajet e kësaj marrëveshje nuk i di. Por, sa i përket dy elementeve që unë i kam mbajtur mend është që marrëveshja ushtarake hyn në fuqi në një datë të caktuar të cilën unë se kam mbajtur në mend.
Marrëveshja ushtarake ka hyn në fuqi, pa u arrit marrëveshja politike. Marrëveshja politike s’është arritur asnjëherë.
Ben Emmerson: Ju thatë që donit që ushtria të ishte pjesë e ushtrisë së mbrojtjes dhe nuk kishte rëndësi se kush do ta udhëhiqte. Me aq sa keni ju dijeni UÇK-ja a është bërë ndonjëherë pjesë e ministrisë së Mbrojtjes?
Kurtesh Fondaj: Në kuadër të Qeverisë Bukoshi jo. Përkundrazi, forcat e ish ministrisë së Mbrojtjes u shkrin në kuadër të UÇK-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Specialja pranon me shkrim dëshmitë e nëntë dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
-
Specialja ia ul dënimin e Mustafës në 15 vjet burgim
-
Shalës i refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë për çështjen e paraburgimit
-
Kilaj kërkon leje nga Gjykata Speciale që t’i kalojë pushimet në Shqipëri
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
U arrestuan nga SPAK, Gjykata e Posaçme liron ish-përgjegjësit e IKMT Sarandë
-
Sondazhi i ri nuk gjen asnjë ndryshim në garën presidenciale pas debatit
-
Çanak për AP: Vuçiç do që situata në veri të kthehet ashtu siç ishte para Banjës