Lajme

“Mbrojtja ajrore siriane iu përgjigj sulmeve izraelite”


Mbrojtja ajrore siriane iu përgjigj të shtunën një “agresioni ajror izraelit”.

Lajmi u raportua nga televizioni shtetëror.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Sirisë “SANA”, mbrojtja ajrore po përballej me objektiva “armiqësorë” mbi Masyaf, afër Hama.

“Në orën 18:45 të pasdites së sotme, armiku izraelit nisi një agresion ajror nga veriu i Libanit, duke synuar disa pika në rajonin qendror”, tha media shtetërore duke cituar një burim ushtarak.

Ushtria izraelite nuk pranoi të komentojë. Izraeli rrallë e pranon aktivitetin ushtarak në Siri.

Muajin e kaluar, në atë që ishte sulmi i parë ajror në Siri që i atribuohet Izraelit që kur Rusia pushtoi Ukrainën, Garda Revolucionare e Iranit tha se dy nga anëtarët e saj u vranë në një sulm pranë Damaskut, për të cilin Siria akuzoi Izraelin.

Disa ditë pas pushtimit, ambasada ruse në Izrael tha se koordinimi ushtarak me Izraelin në Siri do të vazhdojë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore