Sport

Mbrojtësi gjerman transferohet tek Inter-i


Futbollisti gjerman, Yann Aurel Bisseck, është transferimi më i fundit i skuadrës së Inter-it.

Mrbojtësi 22-vjeçar mbërriti sot (e mërkure, 12 korrik) në Milano për t’i përfunduar testet mjekësore, derisa u shpreh i lumtur që iu bashkua zikaltërve.

“Sigurisht, jam i lumtur që jam këtu, do të them më shumë pas nënshkrimit, forza Inter”, u tha 22-vjeçari gazetarëve dhe fansave pas përfundimit të pjesës së dytë të testeve mjekësore në CONI në Milano.

Bisseck u transferua nga skuadra daneze, Aarhus.

Sipas “Calciomercato” Interi nuk e ka paguar klauzolën e tij prej 7 milionë eurosh, e cila duhej të paguhej në një këst të vetëm.

Interi do të paguajë 7 milionë euro plus 500 mijë euro shtesa, ndërsa Aarhus do të mbajë një klauzolë prej 5 për qind në shitjen e tij të ardhshme.

22-vjeçari ka luajtur në Kampionatin Evropian U21 me Gjermaninë dhe pritet të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2028.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore