Covid 19

Mbretëria e Bashkuar, pro AstraZeneca-s pasi Holanda kufizoi përdorimin


Mbretëria e Bashkuar raportoi 25 raste të reja të mpiksjes së gjakut, me shumë mundësi, të shkaktuara nga vaksina e Covid-19 të AstraZeneca-s. Holanda, ndërkaq, ka pezulluar përdorimin e saj.

Raportet e reja në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë rritje të numrit të përgjithshëm të rasteve në 30, që nga 24 marsi, sipas një deklarate të Agjencisë Rregullatore të Barnave dhe Produkteve Shëndetësore.

Holanda u bashkua me Gjermaninë, në pezullimin e aplikimit të vaksinës te njerëzit nën moshën 60-vjeçare. Kjo është e përkohshme, në pritje të një rivlerësimi nga rregullatori i barnave të Bashkimit Evropian, sipas një deklarate të së premtes.

Numri në rritje i rasteve të mpiksjes së gjakut dhe pezullimi i vaksinimit, kanë shtuar pasigurinë rreth vaksinës AstraZeneca. Kompania, gjithashtu, është përballur me pyetje mbi rezultatet e provave dhe oraret e dorëzimit.

Britania e Madhe vazhdon të ecë përpara në programin e saj. Sipas MHRA-së, 30 incidente ishin nga 18.1 milionë doza të vaksinës AstraZeneca të kryera deri më 24 mars. Para kësaj, agjencia zbuloi pesë raste në 18 mars, nga 11 milionë vaksinime.

Megjithëse nevojiten më shumë kërkime për të shqyrtuar lidhjet e mundshme, “gjëja kryesore për t’u mbajtur mend është se sa të rralla janë këto mpiksje të trurit dhe sa i fuqishëm është përfitimi nga vaksinimi kundër Covid-it”, u shpreh  David Werring, profesor i neurologjisë klinike në Institutin e Kolegjit Universitar të Neurologjisë, Londër.

Mpiksjet e gjakut, Anafilaksia dhe Frika nga Vaksina

Me raportet e reja, shkalla e incidenteve pas vaksinimit me AstraZeneca në Mbretërinë e Bashkuar është rreth 1 në 600 mijë . Nuk kishte raportime për të njëjtat reagime ndaj vaksinës nga Pfizer Inc. dhe BioNTech SE, e cila po përdoret gjithashtu në Britani.

“Në bazë të këtij rishikim, përfitimet e vaksinave kundër Covid-19 vazhdojnë të tejkalojnë çdo rrezik dhe ju duhet të vazhdoni ta merrni atë”, tha MHRA. Vaksinat AstraZeneca dhe Pfizer kanë treguar “nivele shumë të larta mbrojtjeje” kundër Covid-19, tha agjencia, duke shtuar se “të gjitha vaksinat dhe ilaçet kanë disa efekte anësore”.

Programi i Mbretërisë së Bashkuar

Britania e Madhe ka një nga programet më të shpejta të vaksinave në botë, duke administruar vaksinimin në më shumë se gjysmën e të gjithë të rriturve deri në fund të Marsit. Rastet e reja të përditshme të Covid-it dhe vdekjet kanë rënë në nivelet më të ulëta që nga Shtatori, edhe pse infeksionet rriten në pjesën më të madhe të Bashkimit Evropian.

Në fillim të kësaj jave, rregullatori i barnave të BE-së tha se është e mundur lidhja midis vaksinës AstraZeneca dhe një lloji të rrallë të mpiksjes së gjakut, duke identifikuar të paktën 62 raste.

Agjencia Evropiane e Barnave tha se komiteti i saj i sigurisë ndoshta do të lëshojë një rekomandim të azhurnuar javën e ardhshme.

Rregullatori i BE-së sheh lidhje të mundshme midis Astra Shot dhe Mpiksjeve:

Gjermania ka kufizuar të rinjtë nga marrja e vaksinës AstraZeneca mes shqetësimeve në rritje për efektet anësore. Kjo pasoi raportet e 31 rasteve të mpiksjeve të rralla, kryesisht tek gratë.

Norvegjia dhe Danimarka zgjatën pezullimin e vaksinimit, e cila gjithashtu ka qenë subjekt i një grindjeje mbi furnizimet midis BE-së, Britanisë së Madhe dhe të tjerëve.

Të premten, Australia raportoi një rast të çrregullimeve të mpiksjes pas inokulimit me vaksinën AstraZeneca dhe po heton, sipas një deklarate të përbashkët nga agjencitë qeveritare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore