Ministri i Zyrës së Kabinetit së Mbretërisë së Bashkuar, Michael Gove deklaroi se izolimi i impostuar mund të qëndroj në fuqi deri në mars të vitit 2020.
Michael Gove tha se heqja e masave që ishte parashikuar për në shkurt, është e pamundur të realizohet pasi nevojitet një kohë e caktuar që vaksina të funksionojë. Disa masa madje, do të qëndrojnë dhe pas kësaj periudhe, sipas Michael Gove.
“Ne nuk mund të parashikojmë me siguri nëse do të jemi në gjendje të heqim kufizimet javën e dytë apo të tretë të shkurtit, ajo që mund të bëjmë është të sigurohemi që sa më shumë njerëz të vaksinohen. Pas kësaj mund të fillojmë në mënyrë progresive për të hequr kufizimet”, tha Gove për Sky News.
Boris Johnson paralajmëroi se javët në vazhdim do të jenë më kritiket.
Anglia u vendos të hënën nën një izolim të plotë kombëtar, me kufizimet më të ashpra që prej marsit të kaluar.
Zyrtarët kryesorë mjekësorë të Mbretërisë së Bashkuar gjykuan se ka qenë e nevojshme kalimi kalohet në nivelin e pestë, niveli më i rëndë i gatishmërisë kundër këtij infeksioni.
“Kjo është një sfidë e madhe dhe mendoj se duhet të jemi sa më të bashkuar”, tha Keir Starmer drejtues i Partisë Laburiste të Britanisë./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve mund të kërkojë arrestimin e Netanyahut, Gallant dhe Halevit
-
Alejandra Rodriguez konkurron për Miss Universe në moshën 60-vjeçare
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Ndihma në Gaza do të bëhet funksionale në “dy-tre javë”
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”