Lajme

Mbretëresha Elizabeth II nën mbikëqyrje mjekësore, anëtarët e familjes mbretërore pranë saj


Mjekët e Mbretëreshës Elizabeth II janë të shqetësuar për shëndetin e saj.

Nga vlerësimet e bëra, ata kanë rekomanduar që Mbretëresha të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore.

Për këtë lajm të fundit ka reaguar edhe Robert Hardman, i cili ka thënë se “pallati mbretëror lëshon buletine për shëndetin e Mbretëreshës nëse nuk është i rëndësishëm”.

Sakaq, mësohet se Princi Charles dhe Camilla kanë udhëtuar për në Balmoral.

Edhe Princi William po udhëton gjithashtu për në Balmoral.

Në Balmoral mësohet se kanë shkuar ehe fëmijët e tjerë të Mbretëreshës. Princesha Anne tashmë është atje, po ashtu edhe Princi Andrew dhe Princi Eduard.

Më herët, ajo ka pasur shqetësime edhe nga infektimi me COVID.

Në muajin prill ajo zbuloi se ndihej “shumë e lodhur dhe e rraskapitur” pas periudhës së saj të fundit të COVID-it.

Në muajin shkurt, ajo rezultoi pozitive me Coronavirus, por vijoi me detyrat e saj, paçka se vuante nga simptomat e lehta.

“Mbretëresha po përjeton simptoma të lehta të ngjashme me të ftohtin, por pret të vazhdojë detyrat e gjatë javës së ardhshme”, u tha nga zyra e informacionit të Pallatit Mbretëror asokohe.

96-vjeçarja kishte qenë në kontakt me djalin dhe trashëgimtarin e saj të madh, Princin e Uellsit, i cili rezultoi pozitiv një javë përpara.

Lajmi erdhi disa javë pasi Mbretëresha u bë monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar, duke arritur jubileun e saj Platinum prej 70 vjetësh më 6 shkurt.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore