Jetesë & Stil

Mbi 80 përqind e njerëzve do të donin të ndryshonin pamjen e partnerit të tyre


Ilustrim

Të gjithë kanë diçka që e shqetëson partnerin, qoftë kjo një veshje apo mënyra se si i vendosin rrobat në dollap.

Ju ndoshta keni bërë shumë përpjekje për ta kuruar pamjen tuaj në ditët e para të një lidhjeje, por me kalimin e kohës, të gjithë bëhen pak më të rastësishëm për këtë.

Fatkeqësisht, kjo nuk është gjithmonë një gjë pozitive, ose të paktën kështu duket, sipas hulumtimit të kryer nga kompania amerikane Advanced Dermatology.

Gjatë sondazhit, i cili përfshiu 1 mijë e 436 njerëz në lidhje njëvjeçare ose më të gjatë, 89 përqind thanë se pamja e partnerit të tyre ndryshoi gjatë pandemisë dhe 63 përqind thanë se pamja e partnerit të tyre ndryshoi për keq.

Ka një gjë për të cilën shumica e të anketuarve janë pajtuar, dhe ajo është se ata janë më të shqetësuar për peshën trupore të partnerit të tyre.

79 përqind e tyre thanë se do të dëshironin që partneri i tyre të humbiste peshë, por problemi nuk ishte dy deri në tre kilogramë ishte shumë më shumë se aq. Të anketuarit thanë se partnerët e tyre duhet të humbin mesatarisht rreth 10-11 kilogramë.

Lista e ndryshimeve të dëshiruara në pamjen e një partneri nuk është vetëm ndryshime kaq të mëdha si pesha e trupit. Përkatësisht, rreth 57 përqind e të anketuarve thanë se partneri i tyre ishte më pak i tërhequr nga ata sesa para pandemisë, dhe 55 përqind pranuan se u vinte turp për pamjen e partnerit të tyre.

Një 69 përqindësh i të anketuarve thanë se do të dëshironin që partneri i tyre të ndryshonte stilin e mjekrës, 41 përqind do të dëshironin që partneri të kishte një model flokësh ndryshe, 28 përqind do të dëshironin që partneri të kishte një mjekër më të madhe dhe 27 përqind do të dëshironin që partneri i tyre të kishte më pak qime në gjoks ose në shpinë.

Edhe pse dikush do të mendonte se njerëzit janë të vëmendshëm dhe të përmbajtur kur bëhet fjalë për çështje të tilla të ndjeshme si pesha trupore apo pamja e përgjithshme e një partneri, këto gjëra ishin një problem aq i madh për të anketuarit saqë vendosën të flasin për këtë me një partner.

Më shumë se gjysma e të anketuarve (52 përqind) thanë se i pranuan partnerit se ishin të pakënaqur me pamjen e tij, dhe 48 përqind thanë se iu drejtuan komenteve dhe vërejtjeve diskrete aty-këtu për ta bindur disi partnerin të ndryshonte diçka në pamjen e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore