Shqipëria

“Mbi 18 mijë turistë spanjollë kanë vizituar Shqipërinë këtë vit”


18 mijë e 820 turistë spanjollë e kanë vizituar Shqipërinë nga janari deri në korrik të këtij viti.

Kjo përkundër 4 mijë e 228 vizitorëve të së njëjtës periudhë vitin që shkoi.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka njoftuar për shifrat e reja teksa ka shpërndarë mediat spanjolle, të cilat i “japin zë bukurive e traditave të Shqipërisë”.

“Edhe mediat e një gjigandi të turizmit si Spanja i japin zë bukurive e traditave të Shqipërisë, ku kulinaria jonë përshkruhet si një kombinim fantastik i kuzhinës mesdhetare dhe asaj ballkanike, mes shijeve e aromave të peshkut, erëzave e vajit të ullirit”, shkruan kryeministri.

Ai në median e tij sociale Facebook ka ndarë faqe nga revista spanjolle “The Mediterranean Lifestyle”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore