Lajme

Mbi 160 mijë refugjatë ukrainas aplikojnë për viza afatgjata në Republikën Çeke


Republika Çeke ka parë 161 mijë e 91 refugjatë ukrainas të aplikojnë për viza speciale afatgjatë që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Brendshme çeke, duke cituar shifrat e së hënës.

Më shumë se 11 mijë refugjatë u regjistruan në autoritetet çeke të hënën. Ky numër ra pak nën mesataren shtatëditore prej 12 mijë e 428. Me 86mijë e 966 ardhje të reja, më shumë se gjysma e refugjatëve ukrainas në Republikën Çeke u regjistruan javën e kaluar.

Duke qenë se ukrainasit nuk u kërkohen viza për të hyrë në Republikën Çeke, numri i refugjatëve në vend ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë.

Kjo është dita e 20-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së, mbi 2.7 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 11 mijë.

Ndërsa rreth 2 mijë e 500 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse – mes tyre edhe fëmijë.

Për të ndjekur zhvillimet e fundit të luftimeve Ukrainë-Rusi kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore