Shqipëria

“Mbi 100 mijë qytetarë kanë marrë të dy dozat e vaksinave”


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se mbi 100 mijë qytetarë, i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anticovid.

“Jemi të vendosur të intensifikojmë vaksinimin, por ky është një moment që na thërret të gjithëve për më shumë përgjegjësi”, shkruan ministrja në Twitter.

Ajo gjithashtu ka vazhduar apelin për respektimin e masave anti-covid. Kjo, për të mbajtur nën kontroll epideminë.

Në Kuvend sot u miratua gjithashtu akti normativ për marrëveshjen e vaksinave me mekanizmin Covax dhe dozat e vaksinave kineze nga Sinovac.

Në Shqipëri kanë mbërritur deri tani mbi 730 mijë doza vaksinash. Të tjera priten të vijnë në ditët në vazhdim.

Ndërkaq, të vaksinuar me të paktën një dozë vaksinash, janë mbi 500 mijë qytetarë. Prej tyre, mbi 200 mijë janë të moshuar.

Me prioritet vazhdon vaksinimi i qytetarëve mbi 60 vjeç dhe atyre me sëmundje bashkëshoqëruese. Vaksinimi vazhdon edhe për punonjësit e fasonerive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore