Lajme

Mbi 1 miliardë dollarë kosto për Rusinë te pajisjet luftarake


Kostot e pajisjeve luftarake që Rusia ka humbur gjatë luftës në Ukrainë llogaritet ta tejkalojnë shifrën e një miliardë dollarëve.

Kështu ka rezultuar nga një llogaritje e revistës “Forbes”, ku me përafërsi kostoja e Rusisë shkon në 1 miliardë e 109 milionë dollarë.

Listën e kryeson luftanija Moskva, kostoja e të cilës llogaritet të jetë plot 750 milionë dollarë.

Kurse një tjetër luftanije është shumë më pak se pararendësja, me vlerë prej 75 milionë dollarësh.

Nga ana tjetër, janë edhe avionët luftarakë. Kostoja e përgjithshme e tyre përllogaritet në 238 milionë dollarë dhe ndër ta përfshihen modelet Cy-30CM, Cy-34, Cy-35.

Kurse kostoja e dy helikopterëve të quajtur Ka-52 dhe Ka-50 është nga 16 milionë dollarë secili.

Pjesë e listës është edhe një mjet transportues për tanket, kostoja e të cilit vlerësohet nga “Forbës” të jetë afro 14 milionë dollarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore