Shqipëria

Mbeti i vdekur në atentatin ndaj prokurorit, familja kërkon dëmshpërblim


Familja e Andi Malokut, i cili mbeti i vrarë nga një atentat më 1 nëntor të vitit 2019, ka paditur Redjan Rrajën dhe Arjol Halilajn.

Maloku ishte shofer i prokurorit Arjan Ndoja.

Ngjarja ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Drejt makinës së prokurorit u qëllua me breshëri automatiku. Pas kësaj makina doli nga rruga, dhe humbi jetën shoferi i prokurorit,  30-vjeçari Maloku,  i cili kishte marrë një plumb në gjoks dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

Dy të akuzuarit kryesorë të ngjarjes janë Redjan Rrajën dhe Arjol Halilajn.

Familja Malokut kërkon dëmshpërblim për humbjen e jetës së djalit. Shuma pritet të caktohet gjatë gjykimit.

Seanca gjyqësore ndaj Rrajës dhe Halilajt u shty për shkak të mungesës së një prej të pandehurve dhe prokurorit Ndoja, i cili është palë e dëmtuar në proces.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore