Zgjedhjet në Shqipëri

Mbёrrijnё javёn e ardhshme 65 vёzhgues tё OSBE-së


65 vёzhgues nga Asambleja Parlamentare(PA) e Organizatёs për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë(OSBE), do tё mbёrrijnё javёn e ardhshme, pёr zgjedhjet parlamentare nё Shqipёri.

Vëzhguesit e OSBE-së do të punojnë me kolegët nga zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Koordinator special i misionit do tё jetё nënkryetari i PA-së së OSBE-së dhe Shefi i Delegacionit të Azerbajxhanit, Azay Guliyev.

Ky i fundit u emёrua nga Kryetari i Përgjithshëm i Zyrës, Ministrja Suedeze për Punë të Jashtme, Ann Linde.

“Ne po presim me padurim të punojmë ngushtë me partnerët tanë të kahershëm, Zyrën e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe të japim kontributin tonë në shoqërimin e rrugës demokratike të Shqipërisë”, deklaroi Guliyev.

Reinhold Lopatka, Kryetar të Komitetit të Përkohshëm Kundër Terrorizmit dhe Përfaqësues Special për Azinë Qendrore, do tё jetё lideri i delegacionit vëzhgues të OSBE-së.

“Vëzhguesit tanë do të ndjekin të gjitha udhëzimet përkatëse dhe do të marrin të gjitha masat paraprake për të siguruar sigurinë tonë, si dhe sigurinë e njerëzve që takojmë”, u shpreh Lopatka.

Delegacioni do tё vlerësojё zgjedhjet kundrejt angazhimeve demokratike të përfshira në Dokumentin e OSBE-së të Kopenhagenit 1990.

Vëzhguesit do t’i kushtojnë vëmendje të veçantë mjedisit të fushatës, kornizës ligjore, administrimit të zgjedhjeve, procedurave të ditës së zgjedhjeve dhe mbulimit nga media.

Ndёrkohё, deklarata paszgjedhore e gjetjeve dhe konkluzioneve paraprake do tё publikohet në një konferencë shtypi në Tiranë në 26 prill.

Ajo do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e internetit të AP, të OSBE-së, www.oscepa.org.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore