Sport

Mayweather afër finalizimit të ndeshjes kundër një Yotuber-i tjetër


Legjenda e boksit Floyd Mayweather thuhet se do të përballet me yllin e YouTube, Deji Olatunji, në një ndeshje jo zyrtare, e cila pritet të zhvillohet në Dubai këtë nëntor.

Pasi shpalli vendimin e tij për t’u tërhequr pas fitores së tij ndaj Conor McGregor në 2017, Mayweather ka marrë pjesë në një seri ndeshjesh jo zyrtare kundër Tenshin Nasukawa, YouTuber Logan Paul dhe ish-partnerit Don Moore.

Më 24 shtator, Mayweather do të përballet me Mikuru Asakura në një luftë që është planifikuar të zhvillohet në Saitama Super Arena në Japoni.

Sipas burimeve të The Mirror, ekipi i Mayweather po planifikon gjithashtu një ngjarje të Serisë Luftuese Global Titans më 13 nëntor në Coca-Cola Arena.

Mirror gjithashtu raportoi se Deji dhe Mayweather arritën një marrëveshje javën e kaluar. Ekipi i këtij të fundit iu afrua Dejit, pasi janë të vetëdijshëm se ai është një nga YouTuber-ët më të famshëm në Britaninë e Madhe, çka do të thotë se mund të tërheqë një audiencë të madhe.

Deji tha në rrjetet sociale të martën se do të ketë një “njoftim për luftë së shpejti”.

Deji humbi tre ndeshjet e tij të para të boksit, kundër Jake Paul, Vinnie Hacker dhe Alex Wassabi-t.

Megjithatë, Deji u rikthye me një fitore ndaj Yusef ‘Fousey’ Erakat muajin e kaluar, kjo ishte fitorja e tij e parë ndonjëherë në ringun e boksit.

“Unë kam ekipin më të mirë ndonjëherë”, tha ai pas meçit.

“Unë kam Daley, trajnerin më të mirë të boksit ndonjëherë. Unë kam Leon, trajnerin e fitnesit më të mirë në lojë dhe i kam të gjithë atje që tregojnë dashurinë e tyre”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore