Lajme

Masa të reja për fluturimet në Itali dhe Turqi


Italia ka forcuar masat pas rritjes së rasteve me koronavirus në vend, duke përditësuar udhëzimet për udhëtimet jashtë vendit të tyre, ku përfshihen dhe shqiptarët.

Përsa i përket listës ku përfshihet edhe Shqipëria, shteti italian parashikon që hyrja nga këto vende lejohet për qytetarët italianë, të BE-së, zonës Shengen dhe anëtarët e familjes së tyre, ata që kanë Lejen e Qëndrimit dhe anëtarët e familjes së tyre, me banorët italianë, të BE-së, zonës Shengen, të cilët duan të shkojnë tek partneri i tyre.

Ata që hyjnë në Itali nga këto vende duhet të komunikojnë hyrjen e tyre në Departamentin e Parandalimit të Autoritetet Shëndetësor lokal të referencës, të plotësojnë vetëdeklarimin dhe ti nënshtrohen auto-izolimit dhe mbikqyrjes shëndetësore për 14 ditë, duke arritur në Itali me mjete private apo fluturim.

Ndërkaq, Italia nga 15 marsi ka urdhëruar një bllokim të ri të të gjithë territorit italian, i vlefshëm deri më datë 6 prill 2021.

Turqi

Autoritetet turke kanë njoftuar se të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Turqisë duhet të plotësojnë Formularin e Hyrjes të Ministrisë së Shëndetësisë të Turqisë.

Sipas njoftimit të publikuar në facebook nga aeroporti i Tiranës ky formular duhet të plotësohet 72 orë përpara se personat të udhëtojnë.

Formulari do të funksionojë në format elektronik  dhe do të paraqitet gjatë Check-in.

Kjo masë e re është vendosur nga Turqia në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid -19, dhe për të gjithë personat që nuk pajisen me këtë formular do të jetë e pamundur hyrja në Turqi, siç kanë bërë me dije edhe autoritetet turke.

Njoftimi i Aeroportit të Rinasit:

“Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Turqisë

Sipas njoftimit të autoriteteve turke, pasagjerët që udhëtojnë për në Turqi (përveç atyre që janë tranzit dhe nën moshën 6 vjeç), duhet të plotësojnë Formularin e Hyrjes të Ministrisë së Shëndetësisë të Turqisë në faqen: https://register.health.gov.tr/

Formulari plotësohet 72 orë përpara udhëtimit dhe duhet të paraqitet në format elektronik ose të printuar gjatë Check-in.

Pasagjerët që nuk plotësojnë këtë formular do ti refuzohet hyrja për në Turqi, njoftojnë autoritet Turke. Ju faleminderit për bashkëpunimin, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore