Sport

Marrëveshje mes Zidane dhe PSG-së


Zinedine Zidane në stolin e PSG-së është kthyer nga utopi, në pothuajse… realitet.

Sipas gazetarit të “Telefoot”, Saber Desfarges, përcjell Albanian Post, palët janë afruar ndjeshëm në orët e fundit dhe kanë një marrëveshje në parim.

Me nënshkrimin e Zidane, klubi do të plotësonte dhe një nga dëshirat e Kylian Mbappe, të cilën ia premtuan para se të rinovonte kontratën.

Fillimisht Zidane ishte skeptik për nënshkrimin me PSG-në, pasi kërkonte të merrte drejtimin e Kombëtares së Francës.

Mirëpo, edhe pas Kupës së Botës së këtij viti, stoli i “gjelave” duket i largët për ish-teknikun e Real Madrid-it.

Ardhja e francezit në stolin e parisienve do të shoqërohet me largimin e trajnerit aktual, Mauricio Pochettino.

Argjentinasi mund të marrë deri në 20 milionë euro dëmëshpërbim, pasi ka edhe një vit kontratë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore