Sport

Maroku fton futbollistin e Milan-it në Kupën e Botës


14 nëntori ishte data e fundit për të zbuluar skuadrat për Kupën e Botës në Katar, por diçka mund të ndryshohet gjithmonë nëse është e nevojshme.

Trajneri Walid Regragui kishte publikuar tashmë 26 emrat e kombëtarës së Marokut më 10 nëntor, por, pikërisht në këto orë, Amine Harit u tërhoq pas një dëmtimi shumë të rëndë të pësuar në ndeshjen mes Monaco-s dhe Marseille-s.

Në rast lëndimesh, kombëtaret do të kenë kohë të zëvendësojnë lojtarët brenda 24 orëve para debutimit të Botërorit dhe trajneri Regragui po mendon ta ftojë në Botëror futbollistin e Milan-it, Brahim Diaz.

Diaz, i cili ka pasaportë spanjolle dhe marokene për shkak të origjinës së prindërve të tij, ka luajtur një ndeshje me kombëtaren e Spanjës, madje edhe ka shënuar një gol.

Megjithatë, sipas rregullave të reja, ai mund ta ndryshojë kombëtaren pasi nuk i katejkaluar tri ndeshje të luajtura dhe klasa e vitit 1999 është në përputhje të plotë me natyralizimin.

Megjithatë, trajneri i Marokut duhet ta bindë ish-mesfushorin e Real Madrid-it dhe Manchester City-t, pasi në të kaluarën ai e kishte refuzuar kombëtaren e babait të tij.

Megjithatë, luajtja në Botëror mund t’ia ndryshojë mendjen atij, derisa mbeten edhe pak ditë për të vendosur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore