Lajme

Mariupol është shkatërruar gati 90%


Autoritetet në qytetin lindor të rrethuar të Mariupol-it kanë thënë se deri në 90% të ndërtesave në qytet janë shkatërruar nga forcat ruse në bombardimet e tyre të përditshme.

Lesia Vasylenko, një deputete ukrainase, shkroi në median sociale Twitter se qyteti po “shkatërrohet nga qielli” dhe përsëriti thirrjen e Presidentit Volodymyr Zelensky drejtuar vendeve perëndimore për të vendosur një zonë të ndaluar fluturimi mbi vend.

Njoftimi vjen mes raporteve se ekipet e shpëtimit në qytet po përpiqen të nxjerrin të mbijetuarit e një sulmi në një teatër, ku rreth 1 mijë njerëz – kryesisht gra dhe fëmijë – ishin fshehur në një strehë për bomba.

Përpjekja e shpëtimit po vazhdon mes bombardimeve të forta nga forcat ruse në periferi të qytetit.

Kujtojmë që kjo është dita e 22-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së, rreth 3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 13 mijë.

Ndërsa rreth 2 mijë e 500 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse – mes tyre edhe fëmijë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore