Muzikë

“Maria” video projekti më i ri muzikor nga Irkenc Hyka


Siç edhe kishte paralajmëruar Albanian Post, këngëtari nga Shqipëria, Irkenc Hyka, tashmë ka lansuar video projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Maria”.

“Maria” e vizuelizuar është publikuar në kanalin zyrtar të YouTube të këngëtarit, teksa që në orët e para ka grumbulluar afro 100 mijë klikime.

Për muzikën e këngës, dhe tekstin sensitiv është përkujdesur vet artisti Hyka, ndërsa pjesa teknike e miksimit dhe masterizimit është kryer nga JoJo.

Për dallim nga radhët e kaluara, kësaj here video klipi i gjiruar nga kompania Max Productions, e sjell Hykën vetëm një skenë, në përshtatshmëri të tematikës së këngës.

“Maria Maria du me dit ku je, se për ty Maria kurrë s’ia kisha vlejt”, janë disa vargje nga refreni i këngës.

Projekti i ri nga Irkenc Hyka po pritet mirë edhe nga publiku, duke u komentuar pozitivisht nga fansat dhe ndjekësit e tij.

Promovimin e këngës së re të Irkenc Hykës, e mbështetën edhe artistët nga estrada shqiptare, përfshirë këtu këngëtarët si; Xhensila Myrtezaj, Elgit Doda, Zaimina Vasjari e Altin Sulku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore