Lajme

Maqedonia e Veriut i dorëzon Ukrainës reaktivët “Su-25”


Mykhailo Podolyak, këshilltar i shefit të Zyrës së Presidentit të Ukrainës, konfirmoi të shtunën se Maqedonia e Veriut ka transferuar katër avionë sulmues Su-25 në Ukrainë.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “E vërteta evropiane”.

“Një mik njihet në vështirësi. Nuk ka rëndësi sa i madh është vendi juaj apo sa GDP keni, ajo që ka rëndësi është zemra juaj. Shumë kombe sot tregojnë më shumë guxim se gjysma e G20-ës. Si Maqedonia e Veriut, duke mbështetur Ukraina në formën e tankeve dhe avionëve. Nuk do ta harrojmë kurrë”, shkroi Podolyak në Twitter.

Duhet të theksohet se më herët zëdhënësi i Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Yuriy Ignat, tha se nuk kishin informacion për transferimin e katër avionëve sulmues Su-25 nga Maqedonia e Veriut në Ukrainë.

Të enjten, mediat raportuan se Maqedonia e Veriut i dorëzoi Ukrainës katër avionë sulmues Su-25, të cilët i mori nga Kievi gjatë konfliktit në vitin 2001.

Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut nuk e konfirmoi apo mohoi informacionin, duke theksuar se vendimi për pajisjen me armë Ukrainës do të “deklasifikohet dhe do të prezantohet në mënyrë transparence”.

Gjatë konfliktit në RMV në vitin 2001, vendi bleu katër avionë sulmues Su-25 nga Ukraina – tre me një vend dhe një me dy ulëse.

Në pranverën e vitit 2003, për mungesë nevoje u nxorën nga forcat e armatosura dhe në vitin 2004 u përgatitën për shitje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore