Lajme

Maqedonia e Veriut: 3 të vdekur e 324 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 3 persona, derisa janë regjistruar 324 raste të reja me COVID-19.

Nga 324 rastet e infektimit, 49 janë ri-infektime.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 2 mijë e 290 testime për COVID-19.

Janë regjistruar gjithsej 287 pacientë të rikuperuar brenda 24 orëve të fundit.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 1 mijë e 955.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 930 mijë e 788 testime të COVID-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 302 mijë e 548 pacientë, ndërsa të shëruar 291 mijë e 431, kurse vdekje 9 mijë e 162.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore