Sport

Mankenda zgjidhet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës


Sulmuesi i Prishtinës, Gauthier Mankenda, është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 28-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Sulmuesi anësor i bardhekaltërve pati paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren tejet të rëndësishme të skuadrës së tij kundër Malishevës, me rezultat 3:2.

Ai përveç se shënoi golin e parë në ndeshje, në vazhdimësi u tregua i rrezikshëm për portën rivale dhe ishte mjaft kreativ në lojë.

Për Mankendan kjo është hera e parë që fiton çmimin “Ylli i Javës” në këtë edicion të garave.

Pas fitores ndaj Malishevës skuadra e Prishtinës është stabilizuar në renditje në pozitën e pestë, me 38 pikë.

Atij iu dha çmimi nga Federata e Futbollit të Kosovës, së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregare, që po vazhdojnë pas çdo jave të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore