Lajme

Mandle i BE-së: Kontribuoni për demokracinë, dilni votoni


Shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Lukas Mandle

Shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Lukas Mandle, pasi ka përcjell mbarëvajtjen e zgjedhjeve në shkollën Fillore “Faik Konica” në Prishtinë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë për të dhënë kontributin e tyre në forcimin e demokracisë.

“Faleminderit për interesimin. Është gjithçka për demokracinë, është për votat në 21 komuna të Kosovës. Është e rëndësishme për BE-në që demokracia të triumfojë”, tha Mandle.

Ai ka thënë se “ne jemi 62 vëzhgues në këto komuna dhe po e shikojmë nga afër mbarëvajtje”.

“Ne do ta përcjellim nga afër edhe rezultatet pas mbylljes së vendvotimeve, të martën në ora 12 do ta publikojmë raportin për raundin e dytë”.

“Kur them se është gjithçka është për demokracinë,  dua t’i inkurajojë qytetarët që të votojnë dhe të kontribuojnë për demokracinë, pasi BE-ja e zyrtarë të tjerë të zgjedhjeve janë duke bërë shumë që të forcojnë demokracinë në Kosovë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore