Sport

Mancini planifikon të thërrasë tjerë lojtarë “Oriundë”


Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, planifikon të thërrasë më shumë Oriundë në skuadrën e tij.

Oriundët janë njerëz që kanë lindur dhe janë rritur jashtë vendit, por kanë prejardhje italiane.

Një shembull i kësaj në historinë e Italisë është Mauro Camoranesi, i cili ndihmoi në fitimin e Kupës së Botës në 2006.

Mateo Retegui ishte një përfshirje befasuese në skuadrën e Mancin-it për dy ndeshjet e para kualifikuese të Euro 2024 dhe “bixhozi” u shpërblye, me sulmuesin 23-vjeçar me origjinë argjentinase që shënoi dy gola në po aq ndeshje kundër Anglisë dhe Maltës.

“La Gazzetta dello Sport” detajon se si skautët e “Të Kaltërve” kanë identifikuar tashmë katër Oriundë të tjerë që mund të jenë të dobishëm për kombëtaren italiane.

Këta të katër janë anësori 17-vjeçar Gianluca Prestianni, mesfushori 24-vjeçar Nicolas Capaldo, mesfushori 23-vjeçar Giuliano Galoppo dhe mbrojtësi 21-vjeçar Marco Di Cesare.

Të katërt mund të thirren nga Mancini për ndeshjet e radhës ndërkombëtare, pasi ai kërkon të rinovojë skuadrën përpara Euro 2024.

Mancini shpjegoi pse ai po planifikonte të thërriste më shumë Oriundë, duke vënë në dukje se si kombet e tjera kanë bërë diçka të ngjashme për një kohë tani.

“Deri para disa vitesh, ne kishim shumë lojtarë të fortë dhe nuk kishim nevojë ta bënim këtë”, tha Mancini.

“Të tjerët bënë, shpesh duke marrë lojtarë që ne kishim ndihmuar të zhvilloheshin dhe të maturoheshin, kështu që tani do të përshtatemi dhe do të bëjmë të njëjtën gjë”, shtoi trajneri i Italisë.

Kujtojmë që Italia nuk e nisi edhe aq mirë fushatën kualifikuese për Evropian, duke qenë se ndeshjen e parë e humbi ndaj Anglisë, ndërsa në ndeshjen e dytë nuk pati paraqitje edhe aq të mirë, përkundër që fituan ndaj një kundërshtari modest siç është Malta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore