Sport

Mancini kujton takimin e fundit me Vialli-n – “Ai donte të dinte gjithçka rreth projektit”


Roberto Mancini u takua për herë të fundit me Gianluca Vialli-n më 29 dhjetor. “Ne folëm për gjithçka, ai donte të dinte zhvillimet e fundit të projektit të Italisë”.

Vialli vdiq nga kanceri pankreatik më 6 janar në Londër. Ai u shtrua në Spitalin Royal Marsden në dhjetor pasi kishte dhënë dorëheqjen si shef i delegacionit të kombëtares së Italisë.

“Ai ishte i pafuqishëm, me pak fjalë, por shumë i kthjellët”, tha Mancini për “Gazzetta dello Sport”, duke folur për takimin e tij të fundit me Vialli-n.

“Folëm pak për gjithçka, madje më pyeti për takimin e dhjetorit me të rinjtë. Ai donte të dinte zhvillimet e projektit”, shoti Mancini.

Vialli dhe Mancini ishin miqtë më të mirë. Njihen si ‘binjakët e golit’. Ata fituan titullin e parë dhe të vetëm të Sampdoria-s në Serie A në 1990/91, si dhe humëbn një finale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës në stadiumin “Wembley”.

Shumë vite më vonë, ata u hakmorrën në të njëjtin stadium, duke fituar “Euro” me Italinë që e mposhti Anglinë me penallti.

“Luca ishte duke buzëqeshur, ne bënim shaka. I thashë se ai fitonte më shumë se unë në Sampdoria, presidenti po e paguante më shumë se unë”, vazhdoi Mancini, duke folur për “Il Corriere dello Sport”.

“Pak ditë pas lamtumirës së Sinisa Mihajlovic, humba një vëlla tjetër, vëllanë e vogël, siç doja ta quaja”.

“Ne u takuam kur ishim 16 vjeç dhe nuk u ndamë kurrë. I gjithë udhëtimi së bashku. Sektori i të rinjve të Italisë, Kombëtarja A, Sampdoria, gëzime dhe dhimbje, fitore dhe humbje”.

“Ato dy netë në ‘Ëembley’. Dikur qanim me trishtim dhe hidhërim, shumë vite më parë. Herën tjetër, ne qanim nga gëzimi, pasi na bashkoi fati, para vdekjes së tij”.

“Kam shpresuar prej kohësh se ai mund të bëhet president i Sampdorias, ai do të kishte hapur një histori të jashtëzakonshme, si kur ishte futbollist. Ishte një privilegj të isha mik dhe shok i tij në futboll dhe në jetë” shtoi trajneri i Italisë.

“Falënderoj presidentin Gravina që e deshi në ekipin kombëtar. Ai më bëri të lumtur. Ai pati një rol vendimtar në fitoren e Euros. Lojtarët e donin atë. Gianluca kishte forcën dhe na dha guximin që nuk e dinim se kishim, të cilën ai e përdori për të luftuar sëmundjen, duke qëndruar me ne derisa të mundej”.

Vialli frymëzoi fitoren e Italisë në Euro 2020 me fjalimet e tij motivuese të cilat gjithashtu Giorgio Chiellini dhe Federico Berna rdeschi i kujtuan të premten mbrëma.

Vialli u emërua shef i delegacionit të Italisë në tetor 2019 dhe e mbajti detyrën deri në dhjetorin e kaluar, kur dha dorëheqjen për të vazhduar trajtimin mjekësor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore