Sport

Mancini do të vazhdojë të mbetet në krye kombëtares së Italisë


Pavarësisht mos kualifikimit në Kupën e Botës, Roberto Mancini do të vazhdojë të mbetet trajner i kombëtares së Italisë.

Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, Federata e Futbollit të Italisë do të vazhdojë t’ia besojë punën trajnerit 57 vjeçar.

Ndërsa edhe vetë Mancini konfirmoi se do të mbetet në krye të kombëtares, i cili shtoi se është i kënaqur me punën e tij.

“Kam folur me federatën dhe do të flasim sërish gjatë ditëve në vazhdim. Duhet të fillojmë sërish, por të shohim”, theksoi trajneri italian.

“Përkundër zhgënjimit të madh, unë jam i kënaqur që puna ime për këto katër vite te Italia është vlerësuar. E dua këtë punë dhe dua të bëjë diçka të rëndësishme”, ka thënë Mancini.

Kujtojmë që Italia e humbi një nga ndeshjet më të rëndësishme të saj, teksa u mposht nga Maqedonia e Veriut me rezultat minimal 0:1, duke dështuar të kualifikohet në Katar.

Ndërkaq, sa i përket Mancini-t, ai është në krye të kombëtares së kaltër që nga maji i vitit 2018, i cili ka një performancë shumë të mirë me ekipin kombëtar të tij.

57 vjeçari ka drejtuar kombëtaren e tij në 47 ndeshje zyrtare, prej të cilave 30 janë fitore, 14 barazime dhe katër humbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore