Sport

Manchester United nuk dorëzohet për Kane


Manchester United nuk e ka ndërmend të dorëzohet për transferimin e sulmuesit anglez, Harry Kane.

Sipas asaj që shkruan ESPN, drejtuesit e “Djajve të Kuq” pritet që të bëjnë tjetër ofertë në afatin kalimtar të verës për transferimin e sulmuesit të Tottenham-it.

Ky medium siguron se trajneri i United, Erik Ten Hag, ka kërkuar përforcime në sulm dhe se drejtuesit e klubit e kanë vendosur anglezin si objektivin numër 1 në listën e transferimeve.

Nëse nuk mbyllin me numrin 10 të Tottenhamit, Manchester United do të ketë si objektiv Benjamin Sesko-n nga RB Salzburgu, apo Victor Oshimen nga Napoli.

Ndërkohë, “Djajtë e Kuq” i kanë siguruar edhe shërbimet e sulmuesit të Besiktas-it, Ëout Ëeghorst për të mbuluar sulmin.

Sa i përket Harry Kane-t, ai ka kontratë me Tottenham-in deri në vitin 2024.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore