Përballje

Manchester United ndalet përsëri, këtë herë nga Burnley


Manchester United nuk ka arritur deri te fitorja përsëri.

Djajtë e kuq këtë herë janë ndalur nga Burnley në “Turf Moor”, në një ndeshje që e nisën shumë mirë.

Skuadra e drejtuar nga Ralf Rangnick, këtë ndeshje e nisi pa Cristiano Ronaldo-n.

Në 22 minutat e para, djajtë shënuan tri herë, por vetëm njëri gol ishte i rregulltë.

Ishte ai në minutën e 19-të, të cilin Pogba e dërgoi në fundin e rrjetës.

Djajtë e dominuan të gjithë pjesën e parë, por nuk arritën të gjenin më gol, jo vetëm në pjesën e parë por në tërë takimin.

Sapo filloi pjesa e dytë, Burnley e gjeti golin përmes Jay Rodriguez, gol ky që i ndihmoi të arrinin një pikë.

United mbetet në vendin e pestë, me 39 pikë.

Më herët, Newcastle fitoi përballë Everton dhe West Ham u ngjit në vendin e katërt me fitoren përballë Watford.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore