Përballje

Manchester United fiton në frymën e fundit ndaj Fulham-it


Manchester United e ka marrë një fitore shumë të vlefshme, po aq edhe të vështirë me rezultat 1:2 ndaj Fulham-it, në ndeshjen e javës së 16-të në Premier Leauge.

“Djajtë e kuq” e nisën shumë mirë ndeshjen, kur që në minutën e 15-të kaluan në epërsi me golin e Christian Eriksen, i cili u asistua nga Bruno Fernandes.

United pati edhe disa mundësi të mira për ta dyfishuar epërsinë në pjesën e parë, por ata u treguan të pasaktë, derisa fraksioni i parë u mbyll me epërsi minimale të tyre.

Në minutën e 61-të, Daniel James e ndëshko ish-ekipin e tij duke barazuar rezultatin.

Kur u mendua se ekipi i Erik Ten Hag do të dilte me një pikë nga ky takim, doli në skenë talenti argjentinas, Alejandro Garnacho.

Ky i fundit shënoi në minutën e 90+3 për t’ia siguruar tre pikë shumë të rëndësishme ekipit të tij.

Goli i Garnacho

Me këtë fitore, United ngjitet në vendin e pestë me 26 pikë, 11 më pak se vendi i parë, Arsenal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore