Sport

Barcelona përballet me City-n për mbrojtësin e Atalanta-s


Barcelona ka vendosur të rimodelojë thellësisht ekipin për sezonin e ardhshëm dhe flitet se një mbrojtës i majtë do të afrohet për të rivalizuar Jordi Alba-n, për vendin e titullarit. Robin Gosens-i, lojtari i Atalanta-s, është i përzgjedhuri, por njëkohësisht ai ndiqet edhe nga Manchester City.

26-vjeçari është ndër lojtarët më të mirë në krahun e majtë të mbrojtjes. Këtë sezon ka shënuar 12 gola, edhe pse luan si mbrojtës krahu. Për sistemin e lojës së Ronald Koeman-it, gjermani duket lojtari i duhur.

Gosens-i ka kontratë me Atalanta-n deri në 2022 dhe Atalanta ka mundësinë e rinovimit edhe për një vit tjetër. Dëshira e lojtarit është për t’u larguar në një klub më të madh, por fillimisht duhet plotësuar ajo e Atalanta-s.

Klubi nga Bergamo e vlerëson lojtarin 40 milionë euro dhe Barcelona, së bashku me Manchester City-n janë të gatshëm të hedhin hapa konkrete për nënshkrimin e tij.

Për lojtarin, gjithashtu interesohen edhe Juventus-i me Inter-in. Ai do të jetë pjesë e Kombëtares së Gjermanisë në Euro 2020.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore