Përballje

Manchester City mposht Dortmund-in, pas një rikthimi dramatik


Foto: Opta

Ndeshja mes Manchester City-t dhe Borussia Dortmund përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 2:1.

Ndeshja ishte e baraspeshuar në pjesën e parë, ndërsa në 45 minutat e tjera Manchester City ishte dominonte.

Në minutën e 50-të, Marco Reus kishte një mundësi shumë të mirë shënimi, e cila shkoi jashtë pas një depërtimi shumë të mirë nga gjermani.

Pas vetëm pak, në minutën e 58-të, Jude Bellingham gjeti golin pas një asistimi të Reus.

Në minutën e 80-të, ishte John Stones i cili shënoi golin e barazimit nga një distancë e largët.

Pas vetëm tre minutave, ish lojtari i Dortmund, Erling Haaland shënoi për golin e epërsisë për të shuar shpresat e gjermanëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore