Sport

Manchester City mbetet favorit për të transferuar Haaland


Skuadra e Manchester City-t mbetet favorit për të transferuar futbollistin e shumë kërkuar të Dortmund-it, Erling Haaland.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Gjermani, gjiganti bavarez, Bayern Munich, tashmë ka hequr dorë nga transferimi i bomberit norvegjez.

E ardhmja e 21 vjeçarit duket që është larg Dortmund-it, ngase ai ka klauzolë lirimi të kontratës me vlerë 75 milionë euro dhe kërkohet nga top klubet evropiane.

Sidoqoftë, Bayern-i nuk e ka ndërmend transferimin e tij shkaku i sulmuesi të tyre Robert Lewandowski-t, kështu thotë se paku ish-drejtori, Karl-Heinz Rummenigge.

“Bayern Munich nuk do të provojë transferimin e Erling Haaland në verë, nuk ka të bëjë vetëm me situatën financiare, por si shenjë respekti për Robert Lewandowskin që është numri nëntë më i mirë në botë”, tha Rummenigge.

Ndërkohë, për transferimin e Haaland, menaxheri i tij, Mino Raiola, thuhet se kërkon rreth 50 milionë euro, përpos klauzolës së lirimit të kontratës.

Dhe, sipas mediave angleze, thuhet se Manchester City është gati të paguajë këtë shumë te Raiola, për të pasur në skuadër futbollistin e tij.

“Th Sun” raporton që City do të tentojë transferimin e Haaland që në afatin kalimtar të janarit, duke përmbushur kërkesat e klubit të Dortmund-it, ashtu sikurse edhe kërkesat e Raiola-s.

Pra, mbetet të shihet në vazhdim situata e sulmuesit norvegjez, pasi që e ardhmja e tij duket sa më larg “Signal Iduna Park”.

Kujtojmë që Dortmund-i e transferoi atë në janar të vitit të kaluar, nga skuadra e Salzburg-ut për shumën e 20 milionë euro, transferim në të cilin flitej që Raiola përfitoi po aq para sa klubi austriak.

Gjatë kësaj periudhe në Dortmund, Haaland bëri paraqitje shumë të mira, duke shënuar 74 gola në 73 paraqitje në të gjitha garat me verdhezinjtë.

Vlera në treg e futbollistit në fjalë, llogaritet të jetë rreth 150 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore