Sport

Manchester City ‘blindon’ Phil Foden-in, i ofron kontratë gjashtëvjeçare


Manchester City ka qenë shumë aktiv në rinovimin e lojtarëve kohëve të fundit.

Kampionët e Anglisë, përveç blerjes së Jack Grealish, pjesën tjetër e kanë fokusuar te blindimi i futbollistëve më të rëndësishëm.

Tjetri në radhën e qytetarëve është fantazisti Phil Foden.

City, Foden-it i ka ofruar një rinovim kontrate deri në vitin 2027, ofertë që futbollisti pritet ta pranojë pa ndonjë problem.

21-vjeçari anglez të gjithë karrierën e tij e ka kaluar te Manchester City.

Para se të promovohej në skuadrën e parë në vitin 2017, Foden ka kaluar në skuadrat e moshave të City-t.

Që nga ajo kohë, performancat e Foden kanë shkuar vetëm në rritje.

Tanimë Foden është futur në sezonin e tij të pestë me City-n, duke u shndërruar edhe në një emër të palëkundur në 11-shën startuese.

Deri tani ka zhvilluar 124 ndeshje me skuadrën e parë të Manchester City-t, duke shënuar 31 gola, të cilave iu ka shtuar edhe 22 asistime.

Me rinovimin e kontratës, City me gjithë mend pritet ta blindojë Foden-in, pasi klauzola e lirimit të tij do të jetë 800 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore