Sport

Manchester City bën detyrën ndaj Sheffield


Manchester City ka marrë fitoren e radhës në Premier League duke mundur këtë të shtunë, 2-0, Sheffiled United në “Etihad”.

“Qytetarët” nuk i lanë asgjë rastësisë duke vulosur fitoren në raundin e 20 të Premier League me golat e Rodri dhe Julian Alvarez.

Mesfushori spanjoll realizoi golin në minutën e 14, duke i dhënë City-t avantazhin në pjesën e parë. Argjentinasi Alvarez, vulosi ndeshjen duke realizuar gjatë pjesës së dytë.

Me fitoren e arritur, City ngjitet në kuotën e 40 pikëve, në vendin e tretë, dy pikë pas liderve të Liverpool-it.

Në krahun tjetër, Sheffield vijon ecurinë negative të rezultateve dhe pozicionihet në fundin e tablës së renditjes me 9 pikë.

Paralelisht me takimin City – Sheffield, u zhvilluan edhe takimet e tjera: Wolves 3-0 Everton, Aston Villa 3-2 me Burnley dhe Crystal Palace 3-1 Brentford. Më herët, Chelsea mundi 3-2 Luton-in në transfertë.

Ndeshja e fundit e ditës në Premier League zhvillohet mes Nottingham Forest dhe Manchester United, duke filluar nga ora 18:30.

Chelsea siguron fitoren e radhës në Premier League

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore