Sport

Manchester City afër dy rinovimeve tjera


Pasi siguroi shërbimet e Jack Grealish, Manchester City tanimë është fokusuar në rinovimin me yjet e skuadrës.

Qytetarët gjatë kësaj vere kanë rinovuar kontratën e algjerianit Riyad Mahrez dhe dje kanë arritur marrëveshjen për pesë vite tjera edhe me John Stones.

E përditshmja angleze, Daily Mail, raporton që City nuk do të ndalet me kaq.

Skuadra e Pep Guardiola-s ka kthyer fokusin te rinovimi me portjerin Ederson Moraes dhe yllin e skuadrës, Phil Foden.

Ata do të fillojnë bisedimet shumë shpejt me gardianin brazilian dhe talentin anglez.

Synimi është që sikur Stones, edhe Ederson dhe Foden të mbesin të lidhur me klubin për një periudhë pesë-vjeçare.

Sipas Daily Mail, Manchester City shpreson që të dy rinovimet t’i mbyllë përpara përfundimit të merkatos verore, më 31 gusht.

Ndërkohë, qytetarët ende synojnë që të sigurojnë transferimin e sulmuesit të Tottenham, Harry Kane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore